Fudoshin Shotokan Karate

Shule Ya Karate Tirana, Tirana, Jamhuri Ya Albania

Unrated (0 Reviews)
Wastani ($$) 0 Favorites 0 Views Last Updated: Jun 21, 2025
ADS

About Fudoshin Shotokan Karate

" Fudoshin Shotokan Karate " is a traditional school dedicated to the study and promotion of Budo (Japanese) Martial Arts and Traditional Karate! Affiliation with " Fudoshin Shotokan Karate " is open to all karate practitioners regardless of the organizations and styles, but black belt ranks (Dan ranks) will be given only in Shotokan Karate style! " Fudoshin Shotokan Karate " will graduate or homologate any member up to the rank of 5° Dan if he / she meets the requirements for the acclaimed rank. Dan grading will be available only at " Fudoshin Shotokan Karate " dojo! " Fudoshin Shotokan Karate " is founded by Kaçulini Sensei, a medical doctor that has been studying and teaching Budo martial arts and Shotokan karate for most of his life. He is the Head Instructor of " Fudoshin Shotokan Karate " and holds the rank of 6° Dan (Rokudan) Black Belt in Shotokan Karate-Do. FUDOSHIN SHOTOKAN KARATE " Fudoshin Shotokan Karate " është një shkollë tradicionale e stilit Shotokan që ndjek dhe respekton traditat e vjetra të Karatesë si dhe e plotëson atë me Artet Marciale Japoneze (budo). Përparimi i nxënësit ndiqet me anë të gradimit me rrip me ngjyrë për fillestarët dhe me rrip të zi për të përparuarit. Kandidati konsiderohet mjeshtër kur merr rripin e zi 1° Dan dhe me kalimin e viteve dhe rritjen e përvojës rritet edhe numri i Dan-ëve. " Fudoshin Shotokan Karate " njeh gradimin e rripave me ngjyrë nga klubet shqiptare të Shotokanit. Gradimi me rrip të zi (Dan) është kompetencë vetëm e " Fudoshin Shotokan Karate. " " Fudoshin Shotokan Karate " ka këtë sistem gradimi: 9° Kyu - rripi i bardhë 8° Kyu - rripi i verdhë 7° Kyu - rripi portokalli 6° Kyu - rripi i kuq 5° Kyu - rripi i gjelbër 4° Kyu - rripi blu 3° Kyu - rripi kaf I 2° Kyu - rripi kaf II 1° Kyu - rripi kaf III 1° Dan - rripi i zi (mosha 16+, vite eksperiencë 4+) 2° Dan - rripi i zi (mosha 21+, vite eksperiencë 7+) 3° Dan - rripi i zi (mosha 24+, vite eksperiencë 10+) 4° Dan - rripi i zi (mosha 28+, vite eksperiencë 14+) 5° Dan - rripi i zi (mosha 33+, vite eksperiencë 19+) Rripat e zi nga 1° - 5° Dan konsiderohen grada teknike. Dani i 5-të është grada më e lartë që jepet nga " Fudoshin Shotokan Karate. " Ndërsa gradat 6° Dan e më lart konsiderohen grada nderi dhe aktualisht nuk lëshohen nga " Fudoshin Shotokan Karate. " Kandidati merr diplomë të vulosur me vulën tradicionale të shkollës dhe krye-instruktorit (Hanko / Inkan). Diploma dizenjohet në Japoni dhe është në dy gjuhë: Angleze dhe Japoneze. Emri i kandidatit regjistrohet në arshivën e shkollës dhe është i përhershëm. Të dhënat janë konfidenciale dhe nuk bëhen publike përveçse kur dëshiron kandidati. Filozofia e " Fudoshin Shotokan Karate " Në veprat e shumë autorëve dhe studiuesve të ndryshëm një ndër gjërat e veçanta që të bie në sy është fakti se artet marciale në përgjithësi dhe karateja në veçanti nuk lindën dhe u zhvilluan si sporte por si arte të mbijetesës. Në Okinawa, e cila është edhe vendlindja e vërtetë e karatesë, luftimi në formë garash nuk njihej. Turneu i Parë i Karatesë i zhvilluar nga JKA u bë në vitin 1957, pikërisht atë vit kur edhe vdiq themeluesi dhe presidenti i parë i saj G. Funakoshi, i cili asnjëherë nuk pranoi të lejonte zhvillimin e garave sportive. Arti nga Okinawa ishte një art i krijuar për mbijetesë dhe jo për të marrë pikë apo medalje. Praktikimi i arteve marciale si sport ka sjellë krijimin e sportistëve robotë, qëllimi i të cilëve është vetëm shënimi i pikëve për të marrë një medalje apo çertifikatë, praktikues, që kur më vonë bëhen instruktorë do t'i transmetojnë në mënyrë të gabuar dhe të mangët të gjitha parimet dhe filozofinë e këtij arti. Kësaj i shtohet edhe varfëria shpirtërore dhe teknike e praktikantëve. Artet marciale nuk janë thjesht një ushtrim fizik. Ato nuk janë një grumbull teknikash të cilat mësohen dhe përsëriten nën komandën e instruktorit. Ndryshimi me sportet është filozofia dhe zhvillimi i brendshëm. Filozofi do të thotë " dashuri për dijen " dhe praktikimi në palestër apo organizmi i dhjetëra turneve sportive nuk është i mjaftueshëm për të realizuar ndriçimin vetjak, i cili është qëllimi final i arteve marciale. Mjeshtërit e vjetër theksonin gjithnjë se armiku i vetëm ndodhet brenda nesh dhe jo jashtë. Garat dhe aktivitetet sportive mund të duken si një pjesë e rëndësishme por nuk duhet harruar se u mungon ana shpirtërore e arteve marciale. Ajo është pjesa e fshehur dhe më e vështirë e tyre, por padyshim më e madhërishmja. Artet marciale aziatike nuk janë pjesë e kulturës evropiane, ndaj dhe kërkojnë vite të tëra studimi për të kuptuar mënyrën e të menduarit dhe filozofinë e ndërlikuar budiste / shintoiste. Quhen ARTE marciale sepse kërkojnë talent, por një talent i cili duhet të shkojë në nivel të barabartë me formimin intelektual të praktikuesit / instruktorit si dhe me formën fizike të tij. Mjeshtëria në këto arte është një rrugëtim i gjatë prej shumë vitesh ku nxënësi ecën përkrah mjeshtrit duke harxhuar orë të tëra praktikimi pa lënë mënjanë studimin e veprave nga mjeshtrat e së shkuarës. Është një rrugëtim personal ku secili përpiqet që çdo ditë të jetë pak më i mirë se ditën tjetër; një rrugëtim tejet vetjak që tenton drejt përsosjes fizike, morale dhe shpirtërore. Edhe pse ka shumë instruktorë që pretendojnë se e njohin karatenë, pjesa më e madhe e njeh vetëm në planin fizik, sipërfaqësor. Mjeshtrat e nivelit të lartë janë shumë të rrallë dhe numërohen me gishta; kjo ka të bëjë jo vetëm me karakterin e individit, por edhe me pozicionin e tij intelektual në shoqëri. Pra niveli i mjeshtërisë shkon paralel me vitet e studimit / praktikimit si dhe me nivelin e arsimimit të individit.

Contact & Hours

+355672748305

Opening Hours

  • Monday: 16:00-17:30
  • Thursday: 16:00-17:30
  • Saturday: 16:00-17:30
  • Sunday: Closed
  • Tuesday: Closed
  • Wednesday: Closed
  • Friday: Closed
ADS
ADS

Quick Actions

Call Directions

Social Media